Me një status në rrjetin e tij social facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka harruar të urojë sot Partinë Socialiste në 27-vjetorin e themelimit të saj.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.”













