Një 50-vjecar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasin Filip Qosen, 50 vjeç, nga fshati Mjekës, i cili u arrestua në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.













