Një këngëtar në Riga po kënaq turistët britanikë me një këngë e cila i ka ngritur peshë ata ndërsa konsumonin birra në një shesh të kryeqytetit të Letonisë. Nuk është një këngë letone, as ruse por as gjermane apo polake. Është një këngë shqiptare, arbëreshe: Moj e bukura More.
Endri Shabani ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë përshkrim të castit në Riga:
Postimi i plotë:
U kenaqen letonezet dhe turistet anglez duke kendu shqip “Moj e bukura More” ne Riga 😛
Iu afrova kengetarit ne fund dhe e pyeta: Cfare gjuhe eshte kjo?
Kengetari: Nje gjuhe ballkanike. Me duket se shqip
Une: Po nga e ke mesuar?
Kengetari: Nga nje grup ciganesh ne Spanje – Pastaj shtoi – Nuk i di mire fjalet
https://www.facebook.com/endrishabani/videos/10216050518513726/











