Policia Rrugore e Tiranes ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
Kontrollet janë kryer me radar dhe të paktën 11 Leje Drejtimi janë pezulluar gjatë natës. Të paktën një makinëluksoze u pikas me shpejtësinë 222 km në orë ndërkohë që shpejtësia ishte në raste të tjera dyfish mbi normat e lejuara.

Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.

Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Ec ngadale qe te shkosh larg, është moto e policisë.














