Një aksident me pasojë vdekje raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikleta pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtusi i motocikletës.
Viktima është 32-vjeçari Aleks Gjini, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











