Një gomone plot me kanabis që besohet se u nis nga bregu shqiptar u kap gjatë natës në Itali.
Motovedetat e Guardia di Financa të Brindisit kanë pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur.
Brenda saj është gjetur 2.5 ton kanabi shqiptar.
‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.
Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë ikur.
Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.












