Diten e sotme i është lamtumira për në banesën e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Në ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit, personalitete të jetës publike të Kosovës, si dhe i gjithë komuniteti sportiv.
Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 57-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtizë flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

















