Një efektiv policie i komisariatit të Cërrikut ka marrë plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime – Gramsh, pranë fshatit Banje.
Ende nuk bëhet i ditur emri i policit, por ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.












