Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Plagosja me thikë ka ndodhur në Klos të Matit rreth orës 10:15 minuta të paradites.
Gazmir Pikli, 35 vjeç ka mbetur i plagosur pas një sherri me Selami Ramin, 28 vjeç.
Pas plagosjes Rami ka ikur, ndërsa Pikli është dërguar në spitalin e Burrelit ku po morii ndihmën mjekësore dhe prej andej ne Tirane me helikopter pasi ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Policia ka nisur një aksion për kapjen e autorit.












