• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Shteti në kolaps të plotë, Shqipëria dhe shqiptarët në udhëkryq

droni by droni
8 June, 2018
in Kryesore, Opinion, Politika
0
BUJAR NISHANI/ Shteti në kolaps të plotë, Shqipëria dhe shqiptarët në udhëkryq
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.

Është futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.

Është futur në kolaps ekonomia.

Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motori i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !

E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.

E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por dhe si pastrim i pisllëkut kriminal të parasë ilegale.

Fundi i tunelit të kësaj rruge mbetet tmerrësisht i errët, i destinuar për përplasje fatale

Infrastruktura asnjë investim, sheshet e disa qyteteve përfshirë Tiranën përveçse një shëmti urbanistike rezulton të jetë dhe një shpërdorim marramendës i parave të shqiptarëve.

Preventiva miliardëshe me çmimet e luksit evropian dhe punime të skaduara brenda viti, që nga palmat e thara tek pllakat e thyera dhe gropat e hapura.

Paratë e spitaleve, pensioneve, rrogave, ilaçeve, kopshteve e çerdheve të fëmijve, të shpërdoruara dhe grabitura si % korrupsioni në këtë spekulim të propagandës së fasadës për mashtrim publik dhe elektoral.

Rrogat dhe pensionet ; asnjë përmirësim në 5 vite, por pakësim në raport me rritjen e çmimeve, taksave dhe korrupsionit në marrjen e shërbimeve.

Asnjë investitor i huaj!

Mbyllje të biznesit të vogël dhe të mesëm dhe largim në emigracion i fuqisë më energjike të punës dhe trurit më të ri.

Kolaps i institucioneve te shtetit!

Shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve përmes injektimit dhe kalcifikimit të kulturës së blerjes së votave nga grupet e të fortëve të liçensuar për “biznesin” e hashashit, heroinës, kokainës dhe tenderëve të parave publike.

Politizimi ekstrem, nepotizmi dhe korrupsioni i të gjitha niveleve ka atrofizuar totalisht administratën e institucioneve të qeverisë.

Shërbimi më jetik për njeriun, ai shëndetësor është shndërruar në një monstër ku në vend të lehtësimit dhe shërimit të vuajtjeve ato shtohen e rëndohen.

Institucionet e drejtësisë janë futur në kolaps total dhe kontroll të plotë partiak !

duke e kthyer Shqipërinë në një Zuzuland unikal ku Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese janë nxjerrë jashtë funksionit duke i shpërbërë dhe Shqipëria është kthyer i vetmi vend në botë ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ (i njehsuar me atë ekzekutiv në fakt) nuk kanë kurrfarë kontrolli ligjor.

Prokuroria e Shteti pas 25 vitesh të lindjes së shtetit ligjor u kthye totalisht deri në kufijtë e qesharakes, në një zyrë avokatie të qeverisë dhe atyre anëtarëve të maxhorancës qeverisëse të kapur në flagrancë në skandale dhe krime penale.

Policia e Shtetit e tradhtuar dhe paralizuar, legjitimiteti i të cilës i shndërruar si një bucelë argjile që mund të përplaset në tokë në çdo moment nga duart e pakontrolluara të narkomanëve që justifikimin e papërgjegjshmërisë së tyre e kanë të garantuar tek modeli i kreut të Ministrisë së Brendshme, familjar i veprimtarisë së trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Kjo tradhti dhe paralizë e policisë së shtetit nuk konfirmohet vetëm nga intensiteti i frikshëm i krimeve aq të përhapura si vjedhjet masive të shtëpive dhe bizneseve të qytetarëve apo trafikut të kanabisit të magazinuar prej një viti e që s’ka të ndalur, nga vrasjet që po shtohen çdo mesdite qyteteve të vendit, por më së shumti te modeli zyrtar që dikton i pari qeverisë në imponimin përmes dhunës që të jep pushteti autokrat, se kush duhet të hetohet, si duhet të hetohet, çfarë akuze i duhet bërë, sa dhe si duhet të dënohet dhe se tek kush nuk duhet guxuar të afrohet hetimi dhe zbatimi i ligjit.

Policinë, prokurorinë dhe gjykatën jo vetëm i paralizoj totalisht shfaqja tragji-komike e Kryeministrit “me ekspertizën anonime” të përgjimit audio të vëllait trafikant të Ministrit të Brendshëm dhe përpëlitjet e sforcuara të taborit të agjitatorëve qeveritarë, por tashmë deri në rikthimin e shtetit në Shqipëri ato janë inegzistente “de facto”.

Sensi i gjendjes psikologjike të qytetarëve në ngërç të pa ndeshur kurrë më parë !

Paralizë totale e energjive pozitive të shqiptarëve. Humbja e shpresës dhe besimit ka zëvendësuar dëshirën, ambicien, angazhimin dhe përpjekjet.

Udhëkryq më të mjegullt s’kanë pasur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.

Këto, padyshim janë konstatime që i bën gjithkush sot.

Këtë kolaps të shtetit e sheh dhe e prek secili prej nesh sot.

Por dhe përgjegjësitë për shpëtimin e tij janë tek çdonjërit prej nesh sot, të dashur miq!

Angazhimi qytetar e civil për interesin e fëmijëve dhe të nesërmes ndryshe është intubimimi i vetëm për oksigjenin që do rikthejë shtetin në Shqipëri.

Tags: bujar nishani
Previous Post

VIDEO LAJM/ Plas grushti në emision midis dy kryesindikalistëve, Fiqiri Xibri e Kolë Nikolla zihen në studio

Next Post

FOTO & EMRA/ Nëna dhe i dashuri i saj vrasin 8-vjeçarin, mendonin se ishte homoseksual

droni

droni

Next Post
FOTO & EMRA/ Nëna dhe i dashuri i saj vrasin 8-vjeçarin, mendonin se ishte homoseksual

FOTO & EMRA/ Nëna dhe i dashuri i saj vrasin 8-vjeçarin, mendonin se ishte homoseksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.