Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta Panorama se kryeopozitari dhe familja e tij po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.
Basha tha në studion e emisionit Opinion, se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetet e PD kanë kontaktuar me drejtorin e policisë duke i dhënë një paralajmërim të prerë.
Ata e kanë paralajmëruar se policia e shtetit nuk duhet të veprojë në favor të vëllezërve Xhafaj.
Një lajm i tillë tregon se ku ka degraduar ky shtet.











