Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Prrenjas.
Sipas policisë, ditën e sotme në fshatin Farret, Njësia Administrative Stravaj, është vetëvarur me litar në banesën e tij shtetasi me iniciale L. V., 44 vjeç. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur 44-vjeçarin të vdekur dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Nga dëshmitë paraprake të tyre rezulton se viktima vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













