• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/A e dini që gratë në Shqipëri janë më të arsimuara dhe jetojnë më gjatë?

droni by droni
7 June, 2018
in Kulture
0
DETAJE/A e dini që gratë në Shqipëri janë më të arsimuara dhe jetojnë më gjatë?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria mund të mos jetë vendi ideal për femrat sa i përkët tregut të punës.

Pjesëmarrja e tyre në këtë treg është më e ulët sesa ajo e burrave dhe dekurajimi është një tendencë që shfaqet gjerësisht për këtë grup. Por nga ana tjetër gratë janë më të arsimuara sesa burrat pasi zenë përqindjen më të lartë të atyre që kanë arsim të lartë. Të gjitha këto të dhëna  u bënë publike gjatë prezantimit te “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, një studim i fundit i Institutit të Statistikave(INSTAT), përmes i cili hedh dritë mbi realitetin s hqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore.

Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri si dhe Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri. Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj, vuri theksin mbi rëndësinë që ky publikim ka për institucionet shtetërore, biznesin dhe popullsinë.

Publikimi përmban dëshmi të rëndësishme për politikëbërësit dhe vendimmarrësit që punojnë në çështjet gjinore dhe përfshin një gamë gjithnjë e në rritje të statistikave gjinore në Shqipëri. “Nga këto risi të publikimit mund të përmendim përfshirjen e lëvizjeve të brendshme për burra dhe gra në kapitullin e popullsisë, si dhe disa të dhëna mbi familjet shqiptare me një analizë gjinore”, tha Ibrahimaj.

Ndërsa, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Z. Brian Williams, u shpreh se mbështetja që UN Women ka dhënë për INSTAT lidhur me këtë çështje është i një rëndësie të veçantë, duke adresuar kështu objektivin numër 5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm globalë, arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave.

Në fjalën e saj, Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, tha se qeveria dhe ajo personalisht janë tërësisht të angazhuar për përparimin e çështjeve gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas. Ajo vlerësoi këtë publikim si një instrument shumë të rëndësishëm për të ndërtuar politikat dhe strategjitë e duhura, duke shërbyer si një mekanizëm mbështetës për politikat ndërkombëtare për barazinë gjinore.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri Heinz Habertheuer, në fjalën e tij në konference vuri theksin mbi rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Sipas tij numri i grave në tregun e punës vazhdon të jetë në përqindje të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e grave dekurajohen për të punuar. Habertheuer u shpreh se mungesa e një shërbimi të strukturuar për kujdesin ndaj fëmijëve sjell mbingarkesë në veçanti për gratë e punësuara.

Publikimi ka analizuar statistikat e vendimmarrjes, të cilat tregojnë sesa të fuqishme po bëhen grate në politikë dhe biznes, si dhe në jetën e përditshme. Konkretisht, në fund të vitit 2017, niveli I përfaqësimit të grave në parlament ka arritur përqindjen më të lartë 29 %, që prej vitit 2013, dhe përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 %.

Përqindja e grave ndërmjet këshilltarëve të  bashkive është 36,9 %. Pjesëmarrja e gruas në misionet diplomatike në vitin 2017, ka qenë në nivele të krahasueshme me burrat, ku përqindja e ambasadorëve gra ishte 27,0 %, ndërsa gratë në pozicionin e Ministrit ishin 57,0 %.

Sipas publikimit “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, rezulton që lindin më shumë djem sesa vajza, por nga ana tjetër gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Përkatësisht, gratë jetojnë mesatarisht rreth 3 vjet më shumë sesa burrat. Shëndeti është një tjetër temë e trajtuar nga publikimi, ku vendoset theksi tek sëmundjet që prekin më tepër shqiptarët dhe abortet.

“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”, shkruhet në publikim. Duke u ndalur tek shëndeti, Znj. Ibrahimaj, theksoi se “këto shifra duhet t’u shërbejnë politikëbërësve për të marrë vendime sa me të mira në lidhje me planifikimet buxhetore në shëndetësi. Siç shihet ndjehet dhe domosdoshmëria për të pasur një buxhet gjinor në vend ku politikat të jenë të fokusura edhe në implementimin e barazisë gjinore në praktikë”.

Abortet janë një tjetër aspekt i shëndetit kur vjen fjala për analiza gjinore. Të dhënat tregojnë se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort, i kryer më së shumti në grupmoshat 20-34 vjeç, që në pjesën më të madhe të tyre janë spontane (77,4 %). Kur vjen fjala për arsimin, tek shkollimi parauniversitar mbizotërojnë djemtë, por shkollimi i lartë është i dominuar nga vajzat me rreth 60%.

Gratë janë gjysma e popullsisë së këtij vendi dhe për rrjedhojë ato janë pjesë shumë ë rëndësishme e zhvillimit shoqëror në vendin tonë, ku politikat integruese dhe rritja e aksesit të tyre në vendimmarrje apo fusha të tjera të jetës duhet të jetë prioritet./monitor

Tags: arsimigrajetegjatesi
Previous Post

Kushtetuesja jashtë funksionit, nesër kryetari përballet me Vettingun, si e ka ndryshuar pasurinë!

Next Post

“Godet” Ilir Demalia:Deputeti Tom Doshi më ka vendosur pistoletën në kokë

droni

droni

Next Post
“Godet” Ilir Demalia:Deputeti Tom Doshi më ka vendosur pistoletën në kokë

"Godet" Ilir Demalia:Deputeti Tom Doshi më ka vendosur pistoletën në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.