Sot, rreth orës 14:25, te diga e liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur, me inicialet D. D., i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Palombarët e RENEA-s.












