• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dashamir Shehi paralajmëron Edi Ramën: Mos e provoko opozitën

droni by droni
4 June, 2018
in Politika
0
Edi Rama e përmend kur s’ishte në sallë, Dash Shehi ia kthen përballë: Halabak…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, paralajmëron Kryeministrin Rama të mos provokojë opozitën në një kohë që vendi pritet të marrë një përgjigje në lidhje me negociatat, pasi do të marrë rezultate të tjera.

Në një intervistë për “Panorama”, Shehi shpjegon vendimin opozitar për të mos zhvilluar protesta të mëdha deri në 28 qershor, kur vendet e BE-së do të shprehen lidhur me rekomandimin që Komisioni Europian ka bërë për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Aleati i Bashës thekson se edhe vetë opozita kërkon me ngulm çeljen e negociatave pasi e sheh si të vetmin instrument për të bllokuar arrogancën e kësaj qeverie.

Për Shehin, nëse në fund të qershorit do të kemi një vendim të trishtueshëm për Shqipërinë në lidhje me negociatat, opozita do ta rishohë qëndrimin e saj ndaj maxhorancës, e cila, sipas tij, ka përgjegjësi të plotë për dëmet që i ka shkaktuar vendit.

Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD u diskutua edhe radikalizimi i aksionit opozitar, duke kërkuar edhe djegie të mandateve apo bojkot të Parlamentit. Juve, personalisht, si i vlerësoni këto propozime?

Unë e gjykoj të drejtë vendimin që Grupi Parlamentar mori për të mos shkuar drejt masave ekstreme siç është bojkoti i Parlamentit apo edhe djegia e mandateve. Në këtë mënyrë i heqim edhe maxhorancës alibinë dhe një armë që ata e kanë përdorur prej kohësh, sikur ne jemi pengues për çeljen e negociatave. Ne kemi vendosur të mos e bojkotojmë Parlamentin, por të shkojmë në Kuvend dhe në seancat plenare. Por këtu faji kryesor bie te maxhoranca dhe Kryeministri që nuk pranon të largojë askënd. Edhe vendimin e gjykatës për Tahirin e pamë të gjithë. Ne na qeveris sot një grup që nuk i interesojnë fare çështjet kombëtare dhe integrimi i vendit, por ka interes vetëm për një grup të ngushtë financiar. Ne në këtë mes i kemi thënë të huajve dhe shqiptarëve që asnjëherë nuk ka ardhur nga ne pengesa.

Besoni se kjo formë e zgjedhur nga opozita për të kundërshtuar qeverinë do të jetë efektive?

Ne kemi për detyrë të bëjmë opozitë. Të denoncojmë çdo rast dhe jo vetëm këto që jemi duke denoncuar, të cilat janë shumë flagrante. Ne nuk pretendojmë që përmes kësaj forme të ndërrohen pushtetet. Absolutisht jo. Ne po bëjmë detyrën tonë si opozitarë. Kjo maxhorancë kërkon që ne të rrimë në heshtje dhe të mos i kundërshtojmë për asgjë që ata bëjnë. Falë zotit, ka ngelur një grup politik që denoncon gjithçka që ndodh në këtë vend dhe me këtë qeveri. Fatkeqësisht, nuk jemi të zotët t’i ndalojmë, por të paktën po i denoncojmë.

A duhet ta vazhdojë opozita këtë valë protestash që sapo ka nisur dhe a duhet të jenë ato paqësore apo të dhunshme?

Ne bëmë një lloj detante që, deri ditën e vendimit për çeljen e negociatave, opozita nuk do të organizojë protesta të mëdha popullore. Por kërkesa për të larguar këta njerëz do të jetë permanente, nuk ka të bëjë me rrugën integruese të vendit.

Në protestën e fundit, protestuesit shkuan drejt limiteve të përplasjes me Policinë dhe u desh një ndërhyrje e z. Basha që protesta të përfundonte. E cilësoni të drejtë këtë vendim?

Sigurisht që ishte një vendim shumë i drejtë sepse opozita është një forcë europiane dhe demokratike. Kush ka pritur që të bëjë rrëmujë dhe të djegë zyrat e shtetit nuk ka punë me çështjet tona. Ne e kuptojmë që këta e kanë merituar dhe do të meritonin gjithçka, por ne dhe njerëzit tanë nuk duam rrëmujë. Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera.

Besoni se me këto zhvillime negative, që opozita po i denoncon vazhdimisht, mund të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë për çeljen e negociatave?

Unë uroj që negociatat të hapen për Shqipërinë. Të gjithë kemi nevojë për hapjen e negociatave, që edhe ne si opozitë e shohim si mundësi për bllokimin e arrogancës së kësaj maxhorance. Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm duke pasur Europën pranë sepse, fatkeqësisht, vetë nuk jemi të zotë t’i ndërtojmë institucionet. Por mund të ndodhë edhe një variant i trishtueshëm për Shqipërinë. Dhe për këtë sigurisht që përgjegjësia është e maxhorancës e s’ka ku të fshihet pas asgjëje, nëse ndodh.

Nëse vendet anëtare do të vendosin kushte dhe vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin dhjetor. Çfarë qëndrimi do të mbajë opozita?

Absolutisht që ne, nëse ndodh ky skenar, do të rishikojmë qëndrimin tonë. Do të sulmojmë këtë qeveri, e cila është përgjegjëse për këto 5 vite që i kanë sjellë dëme shqiptarëve.

Tags: dashamir shehiEdi Rama
Previous Post

Greqi, ulen 50 % tarifat për lejet e qëndrimit

Next Post

Taksa e Rrugës së Kombit shënon viktimën e parë

droni

droni

Next Post
VENDIMET & EMRAT/ Gjykata mban në burg vetëm 11 protestues, i liron të tjerët

Taksa e Rrugës së Kombit shënon viktimën e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.