Pas përfundimit të miqësores së Kombëtares sonë me Ukrainën, Panucci ka dalë në intervistë për të dhënë “llogari” për humbjen e radhës.
Trajneri Panucci u shpreh në fillim të intervistës se lojtarët nuk ishin në kondicionin e duhur dhe, sipas tij, ky ishte shkaku kryesor i dy humbjeve radhazi, në ndeshjen ndaj Kosovës dhe atë ndaj Ukrainës.
Pa arritur të përfundonte intervistën, tifozët janë shfaqur tejet të irrituar ndaj rezultatit e kështu ata kanë detyruar Panuccin të ndërpriste intervistën për “SuperSport” përmes vërshëllimave dhe thirrjeve kundra tij.
Në takimin miqësor të zhvilluar këtë të diel, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar 4 gola nga Ukraina, ndërkohë që, ka realizuar vetëm 1 të tillë.
Shqipëria pësoi edhe tre gola në Vllazëroren me Kosovën.












