Kiri Hajdari, I biri I Azem Hajdarit, ka shpjeguar sot një lajm që lidhte familjarët e Azemit me kërkesën për azil në Francë nga disa të afërm të familjes. Në reagimin e tij Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta. Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.
Postimi i Kiri Hajdari:
Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë nëpër portale sot për famijen tonë. Asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar në çeshtjen për Azil politik në France për kushuririnë tonë. I urojmë një jetë të mirë kushuririt por kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.












