E pëson keq një adoleshent pas hakmarrjes për shkak se ngeli në klase. Ai vodhi regjistrat e maturës së shkollës, por u pikas nga policia dhe tashme po hetohet i lirë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 31. 05. 2018, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: K. Ç., 17 vjeç, banues në Bilisht.
Pasi shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së regjistrave të maturës së shkollës së mesme në Bilisht, ngjarje e ndodhur gjatë natës, të cilët më pas iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale këtij të fundit.
Nga veprimet hetimore të kryera shtetasi K. Ç., rezulton ngelës në këtë vit shkollor. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.












