• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA E HAPUR/ “Arta Marku, një njeri i ngarkuar me urrejtje primitive!”

droni by droni
31 May, 2018
in Kronika, Kryesore
0
TAKIMI/ Kryeprokurorja i ofron garanci dhe merr mbështetje nga ambasadorja e Gjermanisë

Arta Marku

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një letër të hapur drejtuar mediave, ish prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi e pezulluar nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku thotë se ankesa e saj për vendimin e pezullimit nga detyra është paralizuar përmes makinacioneve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por para se të përshkruajë procedurat që janë ndjekur për largimin e saj nga detyra, Gashi e përshkruan Arta Markun me këto fjalë: “Zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesit e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë”. 

Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina janë dy prej prokurorëve më të sulmuar nga Arta Marku, pas emërimit në krye të organit të akuzës. Në fillim Gashi u shkarkua nga detyra e Drejtorit për Marrëdhëniet Juriksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, pastaj për të nisi procedimi penal për hetimin e pasurisë dhe më pas erdhi pezullimi nga detyra.

Pas të gjitha këtyre, ankimimi i saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelit është bllokuar deri në hartimin e një rregulloreje të re.

Letra e plotë drejtuar mediave

Rovena Gashi

Të nderuar përfaqësues të medias!

Unë, Rovena Gashi, prokurore (e pezulluar) në Prokurorinë e Përgjithshme, Ju informoj se:

Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj personit tim dhe bashkëshortit tim, Dritan Gina, gjithashtu prokuror.

Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar. Këto veprime përbëjnë shkelje proceduriale të cilat, ashtu si edhe akuzat ndaj nesh do të diskutohen para gjykatës, ku edhe do të provojmë se gjithçka lidhet me një proces të parafabrikuar dhe në mungesë totale të provave.

Edhe më parë media është njohur me vendimet që Arta Marku ka marrë në kundërshtim me ligjin ndaj meje dhe bashkëshortit tim. Veprime që nisën me largimin tim nga detyra e Drejtorit për Marrëdhëniet Juriksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, nisjen e procedimit penal për hetimin e pasurisë dhe aktin e radhës, pezullimin nga detyra.

Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qënurit “e përkohshme” tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesit e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë.

Në zbatim të të drejtave tona kushtetuese e ligjore, ne, prokurorët e pezulluar, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në dt. 17.05.2018 kemi ankimuar vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por, për fat të keq, po konstatojmë se edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) po kryen shkelje flagrante të ligjit, duke cënuar rëndë të drejtat tona.

KPA ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin tonë, duke zgjedhur edhe relatorin. Për shkak të një situate të parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen. Por, këtu regjistrohet edhe situata më absurde. Pas kërkesës sonë për informacion, Kryetarja e Kolegjit të Apelimit na njofton se do të ri-hidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese dhe relatorit. Por, procedura e ri-caktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një Rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitetet e ndryshimit të relatorit të çështjes dhe do kohen e tij per te miratuar një rregullore të tillë.

Kjo zvarritje e pajustifikuar dhe e lejuar nga ana e Kryetares së KPA, duke mos regjistruar ende ankimin tonë për gjykim, duke penguar krijimin e një trupe gjykuese për marrjen në shqyrtim të çështjes sonë, ndërkohë që interesat e cënuara nga akti i ankimuar janë jetike e, për më tepër, është kërkuar marrja e masës së pezullimit, përbëjnë jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj.

Ne baze te nenit 179 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Kolegji i Apelimit, ne rastin e juridiksionit disiplinor eshte nje gjykate e shkalles se pare qe shqyrton ligjshmerine e masave administrative te marra nga organet publike ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe inspektoreve te tjere.

Ne baze te nenit 4 te Ligjit Nr.84/2016 dhe nenit 5 te Rregullores “Per veprimtarine e Kolegjit te Apelimit”, ky kolegj, gjate shqyrtimit te ceshtjeve qe i paraqiten, do te zbatoje rregullat procedurale te parashikuara ne Kodin e Procedurave Administrative dhe ne Ligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative.
Ne kete kuader, KRYETARI I Kolegjit duhet te kishte shqyrtuar kerkesen per heqje dore te relatorit ne perputhje me percaktimet e nenit 1 pika 2 te Ligjit per Gjykaten Administrative dhe ne baze te neneve 72 , 73 te Kodit te Procedures Civile.

Vendimi i dhënë nga një trupë gjyqësore, brenda një afati të arsyeshëm, përbën objekt ankimi në gjykatën më të lartë. Zvarritja e pajustifikuar dhe për një afat të pacaktuar për regjistrimin, caktimin e trupës gjykuese dhe shqyrtimin e çështjes, është përgjegjësi personale e Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë kuadër, sot, kur kanë kaluar 14 dite nga depozitimi i ankimit tonë, kërkojmë zhbllokimin e kësaj procedure dhe mosmbajtjen peng të saj me justifikime rregulloreje.

Është shumë e rëndësishme që Kryetarja e KPA të zbatojë Kushtetutën, ligjin për Vetingun, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin për Gjykatën Administrative dhe Kodin e Procedurës Civile.

Duke vlerësuar që aktet e mësipërme që ligji i ka lejuar të zbatohen nga KPA janë të mjaftueshme, jemi në pritje të marrjes sa më të shpejtë të masave nga ana e drejtuesit së këtij institucioni, për ankimin tonë.

PROKURORI
Rovena Gashi

Tags: Arta MarkuRovena Gashi
Previous Post

SKANDAL/ Në spital mungojnë ilaçet e kimios, një shishe 1500 euro dhe pacientët duhet ta blejnë vetë

Next Post

KRITERET/ Hyn në fuqi ligji i ri për 31 mijë të pastrehë, ja si mund të përfitoni shtëpi

droni

droni

Next Post
LISTA/ Banesat sociale, 242 familjet që të përfitojnë

KRITERET/ Hyn në fuqi ligji i ri për 31 mijë të pastrehë, ja si mund të përfitoni shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.