Për të dytën ditë rradhazi Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar në dyert e Ministrisë së Brendshme ku ka kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Kësaj here FRPD ka transmetuar dhe një “minifilm” duke e cilësuar Fatmir Xhafajn dhe qeverinë Rama si mafia e Escobarit.

Në protestë kanë qenë dhe të rinjtë e LSI-së së bashku me kryetaren e LRI-së Floida Kërpaçi, deputete e kuvendit.
Protesta po transmetohet live dhe nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.











