Vazhdon lëvizja e këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër, dy këshilltare të LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi, bashkuan votat me këshilltarët e PS-së, duke shkarkuar kreun e këshillit, Mimoza Como. Kjo ishte zgjedhur në këtë funksion disa javë më parë si përfaqësuese e PD-së. Më pas u emërua në krye të këshillit Vjollca Koko, këshilltare e LSI-së.
Ikjet e këshilltarëv të LSI-së drejt PS-së u përhapën pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit. LSI është distancuar prej tyre duke thënë se kjo është një çështje pa rëndësi fare.











