Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara të cilët kanë në hetim dosjen ‘Habilaj’, do të marrin sot në pyetje 3 të paraburgosurit qe gjenden ne Itali.
Dëshmia e tyre do të merret në Katania.
Në pyetje nga prokurorët shqiptarë do merren Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë.
Aktualisht ai mbahet në burgun e Rebibbias, në Romë.
Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.












