• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U ndanë pas 7 vitesh martesë, burri akuzon live ish-gruan: E kapa 5 herë me të dashurin dhe e fala

droni by droni
29 May, 2018
in Kronika
0
U ndanë pas 7 vitesh martesë, burri akuzon live ish-gruan: E kapa 5 herë me të dashurin dhe e fala
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 7 vitesh martesë, me tre fëmijë 30-vjeçarja që ndodhet sot në studion te emisionit “Me zemër të hapur” në News24 shkoi drejt divorcit. Ermira Beqo, nëna e tre fëmijëve ka më shumë se dy vite që nuk takon dot të vegjlit e saj, edhe pse në vendimin e gjykatës përcaktohet qartë data dhe ora e takimit mes nënës dhe fëmijëve.

30-vjeçarja lidhi kurorë me Besnik Osmanaj në vitin 2009 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Vajza e madhe aktualisht është 8 vjeçe, djali 7 vjeç dhe djali i vogël vetëm dy vjeç.

Në fillim gjithçka shkonte mirë mes çiftit, por pas lindjes së dytë, Ermira rrëfen se në familjen e tyre nisi dhuna dhe të ardhurat nuk mjaftonin për të bërë një jetesë normale.

Në dhjetor të 2016, ku djali i vogël ishte vetëm 3 muajsh, çifti kryen divorcin pas konflikteve të vazhdueshme.

Në pamundësi të ekonomisë Ermira në mirëbesim ia la fëmijët babait dhe gjykata vendosi një detyrim mujor për nënën, 50 mijë lek të vjetra për çdo fëmijë dhe datat e takimit.

Kanë kaluar dy vite nga divorci dhe kjo nënë si ka takuar asnjëherë fëmijët e saj. Ajo tregon se djalin dhe vajzën e madhe e ka parë nga larg vetëm në ambientet e shkollës, pasi nuk ka mundësi tjetër, ndërsa djalin 2-vjeçar nuk e ka parë prej dy vitesh.

Ka nisur dhe një proces gjyqësor për të marrë djalin e vogël të paktën por mundësitë janë të pakta. Ermira tregon se tani është në gjendje të rrisë fëmijët, por ish-bashkëshorti e ka nxjerrë si të paaftë mendore që ajo mos të marrë asnjë fëmijë.

Më 24 maj 30-vjeçarja ka qenë në studion e emisionit për të treguar problemet me ish-bashkëshortin për tre fëmijët e saj.

Ermira Beqo mori guximin ta bëjë publike jetën e saj, për hir të fëmijëve pasi ka dy vite që nuk i takon.

Ndërkohë në emisionin e sotëm ndodhet edhe ish-bashkëshorti i saj Besnik Osmani dhe ish-vjehrri Qamili për t’u përballur. Ndërsa gruaja kërkon të shohë fëmijët siç e ka përcaktuar gjykata, ish-burri e akuzon se nuk është e aftë për t’i mbajtur dhe se e ka tradhtuar disa herë kur kanë qenë të martuar por e ka falur për hir të fëmijëve.

“E kam kapur 5 herë me të dashurin dhe e fala. Herën e fundit erdha në shtëpi nga puna e nuk e gjeta. Ka ardhur në mes të natës me paketë cigare në dorë, fëmijët qanin. E mora në telefon nga komshiu se s’ma hapte telefonin tim, dhe kjo i tha mos i trego burrit”, tregon Besniku i cili vjen nga një tjetër martesë e dështuar për të njëjtat arsye, raporton “BalkanWeb”.

Ai tregon ditën kur Ermira iku nga shtëpia dhe thotë se bëri kallëzim në polici dhe më pas e kërcënoi i dashuri i saj në telefon.

“Unë erdha në Shqipëri dhe para portës ishte zonja duke folur me komshiun. Komshiu më ftoi për kafe kjo mori çantën e çoi në shtëpi dhe pastaj iku livadheve. Kalamajtë kanë ndenjur në shtëpi me mua deri pasdite. Ika në Durrës bëra kallëzim, i thashë shefit deri të hënën nëse paraqitet mirë, nëse nuk paraqitet do e denoncoj. I dashuri i Ermirës më merrte në telefon dhe më kërcënonte pse bëre denoncim”, tregoi Besniku.

Nga ana tjetër, Ermira i tha ish-vjehrrit se djali i tij ka pasur të dashur dhe i ka lexuar mesazhet. “Shihni djalin tuaj që 5 vjet fliste me dashnoren me mesazhe. E di edhe goca e xhaxhait të tij. I kam parë vetë mesazhet”, tha Ermira.

I pyetur nga moderatorja Evis Ahmeti nëse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, Besniku tha se e kishte qëlluar vetëm një herë.

“Një herë e kam qëlluar. Doli 4 orë e gjysmë me shoqen pa lejen time”, tha ai, ndërsa Ermira tha se e ka dhunuar disa herë.

Ish-vjehrri shprehu ankesa të tjera ndaj nuses. “Unë nuk doja të flisja se këtu më dëgjon gjithë bota. Ermira na ka sjellë shumë probleme por unë nuk doja si baba që të prisheshin sepse meqë ishte ndarë Besniku dhe me gruan e parë”, tregon Qamili.

Vetë Ermira tha se do luftojë për t’i marrë fëmijët e saj. “Të tre fëmijët do i marr. Gur do bëhem, në gjykatë do rri e fëmijët do i marr”, tha ajo.

Në fund ish-burri dhe ish-vjehrri premtuan se do e lejojnë të takojë fëmijët. BW

Tags: akuzaBurridivorcGRUA
Previous Post

Itali, historia e rëndë e shqiptares: Gjyshërit i mësonin fëmijët të më godisnin me gurë, burri më përdhunoi kur isha sëmurë

Next Post

TABELAT & SHIFRAT/ Rritet me 41% numri i vetëvrasjeve te të rinjtë – Ja qytetet shqiptare më të rrezikuara

droni

droni

Next Post
TABELAT & SHIFRAT/ Rritet me 41% numri i vetëvrasjeve te të rinjtë – Ja qytetet shqiptare më të rrezikuara

TABELAT & SHIFRAT/ Rritet me 41% numri i vetëvrasjeve te të rinjtë – Ja qytetet shqiptare më të rrezikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.