Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P., Berat, u bë e mundur dje, arrestimi në flagrancë i Asjan Topi, 22 vjeç, me profesion berber, banues në lagjen 30-Vjetori, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.5 gram lëndë e narkotike e dyshuar Heroinë, një peshore elektronike si dhe një sasi e vogël lekësh.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.












