Sot, rreth orës 13.45 në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K., 47 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












