• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Abuzime me pronat shtetërore, KLSH kallëzon ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, ja sa është dëmi

droni by droni
28 May, 2018
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Politika
0
EMRAT/ Rrogozhinë, arrestohen tre policë bashkiakë, rrahën shoferin e faturinon e autobusit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit të “Përputhshmërisë dhe Rregullshmërisë” me nr. 1297/1, datë 15.12.2017, ndryshuar me 1297/3, datë 31.01.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Rrogozhinë, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

Me Vendimin nr.37, datë 30.04.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1297/15, datë 30.04.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Rrogozhinë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 24.5 milionë lekë; përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 217 milionë lekë, dhe të ardhura të munguara në vlerën 75.8 milionë lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara për 16 raste me sipërfaqe 27.6 ha, si dhe në 1 rast, lidhur me procedurat e zbatimit të investimit publik, ndër shkeljet kryesore janë:

Tjetërsimi i pronës shtetërore nëpërmjet procedurave të dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara, me afat me 99 vjet, në 16 raste (kontrata) me sipërfaqe 276129 m2 dhe më konkretisht:

Komisioni i Qiradhënies së Tokave Bujqësore të Pandara (KQTBP) përcaktuar me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është ngritur dhe ka funksionuar në një kohë kur vendimet “Për dhënien me qira të tokave Bujqësore të pandara”, janë marrë më përpara se është ngritur ky komision, pra pa pasur tagra vendimmarrëse.

Realizimi i procedurave është bërë në kushtet e mungesës së transparencës pasi mungon, shpallja publike e Bashkisë, njoftimi, data, vendi dhe ora e zhvillimit të procedurës së garës, për dhënien me qira të tokës bujqësore të pandarë, duke mos pasur asnjë të dhënë mbi mënyrën e marrjes dijeni të personave që kanë shprehur interes për marrjen me qira.

Dhënia me qira është bërë në kushtet kur mungon dokumentacioni në lidhje me Vendimin për klasifikimin dhe pikët e kërkesës të shqyrtuara së bashku me arsyetimet përkatëse, si dhe në mungesë të shpalljes të vendimit dhe njoftimi i subjektit përkatës.

Vlerësimi i ofertave është bërë në kushtet kur kërkesat e fermerëve janë vlerësuar në mungesë të informacionit në lidhje me teknologjinë kryesore që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, përpunimi i produkteve, investimet kryesore mbi infrastrukturën, investimet e lidhura me mbjelljen e bimëve, burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare; ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve. Kërkesat e fermerëve për qiramarrje nuk kanë kaluar nëpërmjet zyrës të Protokollit të Bashkisë duke mos u dokumentuar mënyra se si KQTBP ka marrë në dorëzim ofertat dhe dokumentacion ligjor e teknik.

Në 14 raste, Vendimi i KQTBP për dhënien me qira të tokës bujqësore nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij, si dhe në 5 raste nuk ka respektuar afatin kohor për shpalljen e procedurës së konkurrimit.

Në 1 rast, për investimin publik “Rivitalizimi Urban i Qendrës së Qytetit Rrogozhinë”, për dëmin ekonomik në vlerën 6,718,896 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 15 zëra punimesh).

Veprime në kundërshtim me nenin 5, ligjit nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, pikës 4 të vendimit nr. 531, datë 21.8.1998 të Këshillit të Ministrave “Për tokat bujqësore të pandara”, të ndryshuar, kreu II pika 1, 3, 11, kreu IV, germa c, të UKM nr. 1, datë 18.07.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, me nenin 7 dhe 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, Kreun I, pika 3, nënpikat 3.2 dhe 3.3. Kreun II pika 3 të UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe kontratave të shërbimit të mbikëqyrjes të punimeve.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me shkresën nr. 1297/19 dhe 1297/20 datë 22.05.2018 kallëzim penal ndaj N. D. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisioni i Qiradhënies të Tokës Bujqësore të Pandarë, si dhe V. M. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Rrogozhinë masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 75,867 mijë lekë.

Tags: kallezimklshRrogozhine
Previous Post

EMRI/ Shqiptari zbret nga anija turistike dhe arratiset në Amerikë, policia e gjen në trenin për New York

Next Post

Basha për AP: Asnjë politikani nuk duhet t’i garantohet pandëshkueshmëria

droni

droni

Next Post
PROTESTA & VIDEO/ Mbërrijnë simbolet e opozitës në shesh

Basha për AP: Asnjë politikani nuk duhet t’i garantohet pandëshkueshmëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.