Giuseppe Conte ka hequr dorë nga formimi i qeverisë në Itali. Conte ishte votëbesuar si kryeministër nga dy partitë kryesore.
Ai i ka paraqitur dorëheqjen pasditen e sotme presidentit Sergio Mattarella. Arsyeja e dorëheqës së tij është se presidenti Mattarella nuk pranoi Paolo Savonen si Ministër të Ekonomisë.
“Puna është bërë në një atmosferë bashkëpunimi të plotë me përfaqësuesit e forcave politike që më kanë caktuar”,tha Conte në fund të bisedës me Kryetarin e Shtetit.
“Falenderoj Presidentin e Republikës dhe përfaqësuesit e dy forcave politike që zgjodhën emrin tim”, tha Conte.











