Me gjithë përpjekjet e medieve qeveritare, tani nuk ka asnjë dyshim se kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi u qëllua nga policia në kokë.
Në një moment tensioni përballë ministrisë së Brendshme, një polic që qëndronte disa rreshta më larg ka zgjatur shkopin e gomës duke e qëlluar në kokë Bledi Kasmin.
Fillimisht u tha se Kasmi ishte goditur nga një gur që i erdhi nga pas, por kjo rezultoi e pavërtetë. Video më poshtë nuk lë vend për interpretime, pasi duket qartë se Kasmi është goditur nga forcat speciale.











