Nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirë-organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Altin Doshi , 31 vjeç, banues në Lezhë.
Këtë person, Gjykata e Romes në Itali, me vendim Nr. SIEP 399/2018 datë 29 .03. 2018, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga nenet 110 dhe 628 të Kodit Penal.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.












