Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të takohet sot, me krerët e partive aleate në orën 10:30 në selinë e PD.
Takimi zhvillohet një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë pasi e akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si pengesën kryesore dhe të vetme të integrimit të Shqipërisë në BE.













