Ish-ministri i Drejtësisë , Ylli Manjani në një postim në rrjetin social “FACEBOOK”, ka këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i thënë që bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë.
POSTIMI I YLLI MANJANIT:
Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!
As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…
Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!












