Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria.
Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.
Donald Lu, duket se ka fat më të mirë se dy pararendësit e tij John Withers dhe Alexander Arvizu, të cilët e mbyllën karrierën në Shqipëri duke u kthyer pensionistë në SHBA.












