• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Testi i pasurisë rrëzon 56% të korpusit të prokurorëve në Shqipëri

droni by droni
24 May, 2018
in Kronika, Kryesore
0
EMRAT/ Kryeprokurori Llalla komandon katër drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i BIRN mbi deklaratat e pasurisë së 333 prokurorëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri zbulon se zyrtarët e akuzës nuk justifikojnë rreth 1.3 miliardë lekë në total, ndërkohë që mbajnë jashtë sistemit bankar rreth 16 për qind të aseteve në kursime dhe dhurata cash.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit startoi seancat dëgjimore në mars dhe përgjatë dy muajve, vetëm dy prokurore në Shqipëri kanë kaluar në filtrat e vetingut. Vendimarrja-e mbështetur kryesisht në skanimin e pasurisë u nda përgjysmë: prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani u shkarkua nga detyra, ndërkohë që Fatjona Memçaj e Apelit në Tiranë e kaloi me sukses kontrollin.

Rezultati i përballjes së deritanishme të prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nuk duket të jetë rastësi. Një studim i BIRN mbi pasurinë e 333 prokurorëve të të gjitha shkallëve në Shqipëri zbuloi se më shumë se gjysma e tyre dështon në testin e justifikimit të pasurisë.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi pasurinë e deklaruar familjare të prokurorëve të shkallës së parë, të Apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme përgjatë viteve 2003-2015. Në këtë studim u përfshinë 3669 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u administruan nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, nëpërmjet kërkesave për të drejtën e informimit.

Të dhënat e plotësuara nga prokurorët në secilën deklaratë vjetore u hodhën në një databazë dhe iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike, e cili bazohet në një nga format e kontrollit të përdorura nga ILDKPKI për të hetuar pasurinë e zyrtarëve dhe është e njohur si një nga praktikat më të mira ndërkombëtare.

Të dhënat e përftuara tregojnë se 188 prokurorë nga 333 gjithsej nuk arrijnë të justifikojnë pasurinë me burimet financiare të deklaruara, për të paktën në një vit të karrierës së tyre.

Prokurorët me probleme përbëjnë 56 për qind të korpusit të zyrtarëve të akuzës. Ndërsa pasuria e pajustifikuar kap vlerën e 1.3 miliardë lekëve dhe zë 27 për qind të aseteve neto; duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi integritetin e prokurorëve shqiptarë.

Dështimi në testin e justifikimit të pasurisë me burime financiare të deklaruara është një fenomen i gjithëpërhapur në sistemin shqiptar të drejtësisë. Në studime të mëparshme, BIRN arriti në përfundimin se diferenca të pajustifikuara të pasurisë gjenden mes 57 për qind të gjyqtarëve të shkallës së parë, 79 për qind të gjyqtarëve të Apelit dhe 58 për qind të anëtarëve të Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Gjithashtu, shtatë nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese rezultuan me probleme në kontrollin aritmetik/logjik, sipas një studimi që BIRN publikoi në Maj 2017. Një vit më pas, tre anëtarë të Kushtetueses u shkarkuan pasi u rrëzuan në veting, ndërsa vetëm njëra prej tyre e kaloi me sukses testin e pasurisë.

Pasuri të paluajtshme dhe dhurata cash

Grafik: Ndryshimi i pasurisë së prokurorëve ndër vite

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizimit të 3669 deklaratave të pasurisë që prokurorët kanë dorëzuar përgjatë 12 viteve në ILDKPKI reflektojnë trende të dyshimta mbi qarkullimin e një sasie të madhe parash jashtë sistemit bankar. Dhuratat në cash dhe të ardhurat nga aksionet në kompani biznesi ngrenë gjithashtu “flamuj të kuq”, të cilat kërkojnë verifikime të mëtejshme.

Prokurorët në Shqipëri zotëronin një pasuri familjare prej rreth 1.1 miliardë lekësh në total në vitin 2003, kohë kur zyrtarët e lartë deklaruan për herë të parë pasurinë e tyre në ILDKPKI. Në fund të vitit 2015, pasuria e të gjithë prokurorëve së bashku është pesëfishuar, duke kapur vlerën e më shumë se 5.5 miliardë lekëvve.

Të dhënat statistikore mbi pasuritë e prokurorëve variojnë nga vitet në funksion dhe pasuria e tyre fillestare. Megjithatë, BIRN gjeti se mesatarisht se një prokuror e ka shtuar pasurinë me 1.1 milionë lekë çdo vit të karrierës së tij.

Njësoj si gjyqtarët, edhe prokurorët në Shqipëri i kanë përqendruar investimet e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme. Rreth 53 për qind e pasurisë së tyre përbëhet nga apartamente dhe shtëpi, të cilat kapin në total vlerën e 2.9 miliardë lekëve.

Llogaritë bankare dhe paratë e kursyera cash konkurrojnë njëra-tjetrën, duke zënë respektivisht 15.5 dhe 14.9 për qind të pasurisë totale. Sipas deklaratave që vetë prokurorët kanë dorëzuar në ILDKPKI, llogaritë bankare kapin vlerën e 860 milionë lekëve, ndërsa likujditetet në cash shfaqen në vlerën e 830 milionë lekëve.

Mbajtja e parave jashtë sistemit bankar përbën një “flamur të kuq” në praktikat më të mira ndërkombëtare të kontrollit të pasurive. Por pavarësisht forcimit të instrumentave ligjore për uljen e informalitetit në Shqipëri, mesatarisht çdo prokuror në Shqipëri zotëronte rreth  2.5 milionë lekë cash në fund të vitit 2015.

Qarkullimi i parave cash nga zyrtarët e prokurorisë rezulton megjithatë më i lartë. Nëse kursimeve u shtohen edhe huatë, rreth 16.3% e aseteve të tyre mbahen jashtë sistemit  bankar, duke përfaqësuar pjesën më “informale” të pasurisë së deklaruar të prokurorëve.

Përveç investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme dhe kursimeve, prokurorët shqiptarë zotërojnë të ardhura edhe nga kompanitë e biznesit. Aksionet e familjarëve të tyre në kompani biznesi zënë 9 për qind të pasurisë totale me një vlerë prej më shumë se 500 milionë lekësh.

Pasuria e deklaruar e prokurorëve përgjatë 12 viteve të analizuara  ka si burim të ardhurat e tyre dhe detyrimet. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se ndonëse më shumë se 70 për qind e të ardhurave përbëhen nga paga e prokurorëve dhe e familjarëve, sërish një përqindje jo e vogël rrjedh nga kompanitë e biznesit dhe dhuratat në cash.

Aksionet e familjarëve në kompani biznesi u kanë siguruar prokurorëve rreth 488 milionë lekë ose 6.6 për qind të pasurisë totale, ndërkohë që dhuratat në cash kapin vlerën e 261 milionë lekëve në total.

Paralelisht, prokurorët kanë deklaruar një paketë detyrimesh me vlerë 1.7 miliardë lekë në fund të vitit 2015. Pjesa më e madhe e detyrimeve përbëhet nga kreditë bankare, ndërkohë që 40 për qind e tyre janë ndaj kompanive të ndërtimit dhe personave të tretë, ç’ka konsiderohet gjithashtu një shkak për të kryer verifikime të mëtejshme mbi pasurinë e tyre.

Pasuria totale prej 5.5 miliardë lekësh mbështetet kryesisht te të ardhurat familjare të 333 prokurorëve, të cilat rezultojnë në vlerën e 7.4 miliardë lekëve. Kostot e jetesës mbeten megjithatë jashtë përllogaritjeve, përsa kohë konsiderohen si të dhëna personale nga ILDKPKI dhe reflektohen minimalisht në deklaratat e pasurisë që BIRN administroi.

Pasuria sipas Prokurorive 

Vlera akumulative në Lekë për secilën nënkategori asetesh dhe raporti mes tyre

Kontrolli i pasurisë është një prej shtyllave ku është mbështetur procesi i vetingut në Shqipëri, i cili synon të pastrojë sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në skanim kalojnë gjithashtu lidhjet e papërshtatshme me elementë të krimit të organizuar dhe aftësitë profesionale.

Paralelisht me procesin e vetingut, ish-zyrtarë të lartë të Prokurorisë ndodhen tashmë nën hetim për pasurinë e tyre. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është penalisht i proceduar për transaksionet e tij multimilionëshe me tokat në Tiranë. Një hetim i dytë me të njëjtin objekt është nisur ndaj prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Paralelisht me të dhënat statistikore mbi trendet e pasurisë së prokurorëve në Shqipëri, BIRN bëri një analizë krahasuese mes institucioneve ku ata punojnë. Të dhënat e përftuara tregojnë se thuajse 50 për qind e pasurisë totale ndahet mes Prokurorisë së Tiranës, asaj të Durrësit dhe Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda-institucione të cilat kanë punësuar rreth 36 për qind të numrit të përgjithshëm të Prokurorëve në vend.

Analiza u thellua në përllogaritjen e vlerës mesatare të pasurisë për prokuror. Rezultatet tregojnë se prokurorët më të pasur punojnë në Prokurorinë e Kavajës, të ndjekur nga Prokuroria e Apelit Tiranë, Prokuroria e Rrethit Tiranë dhe Prokuroria e Apelit Korçë.

Pasuria mesatare e një prokurori në Kavajë është 34 milionë lekë, e ndjekur nga 28 milionë lekë në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe 27 milionë lekë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se prokurorët në Kavajë kanë shënuar kurbën më të madhe rritëse të pasurisë përgjatë 12 viteve të karrierës së tyre.

Autor: Aleksandra Bogdani | BIRN |Tiranë

Tags: pasuriaprokuroret
Previous Post

“Grabita e Prokurorisë dhe arratisja e të burgosurit, shtetin e Ramës e ka kapur krimi”

Next Post

Jeta me 5 mijë lekë në muaj, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

droni

droni

Next Post
Jeta me 5 mijë lekë në muaj, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

Jeta me 5 mijë lekë në muaj, varfëria ekstreme në familjen me 8 anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.