Elvis Metaj, 20 vjeç banues në lagjen 18 është personi i plagosur me thikë mesditën e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lavazhi, teksa nuk dihet asgjë për autorët.
I plagosuri mësohet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ndodhet në vendngjarje. Nuk dihet ende motivi i plagosjes.













