Njësoj si deputetët, prefekti dhe gjithë zyrtarët e tjerë të mazhorancës, edhe kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryebashkiaken Zamira Rami për çështjen e rrëshqitjeve në qytetin e Gjirokastres
Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se Bashkia Gjirokastër nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e atij problemi.
“Nuk ka pasur shumë gatishmëri nga ana e Bashkisë Gjirokastër, por është angazhuar qeveria. E kemi bërë projektin dhe do të marrim përsipër zbatimin e tij”, theksoi kryeministri.
Prej disa muajsh problemi në pallatin e lagjes ‘Kodra e Shtufit’ nuk po gjen zgjidhje. Banorët janë drejtuar disa herë nëpër institucione, ndërkohë që aktualisht mësohet se ka një përplasje kompetencash mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Infrastrukturës











