• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A po e mbështet Xhafajn ambasadori Lu? Një pyetje për të dhe Rama që denoncon denoncuesin

droni by droni
21 May, 2018
in Opinion
0
AGRON GJEKMARKAJ/Ardian Vehbiu si kurbetçiu i akçihaneve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Opozita ka lajmëruar se më datë 26 maj do  të mbledhë qytetarët në një protestë kundër qeverisë! Aferim! Shtimi i presionit për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është qëllimi. Kjo është një nga protestat më legjitime që PD dhe aleatët e saj kanë organizuar ndonjëherë gjatë këtyre viteve, ku inkoherenca ka qenë karakteristike e veprimeve të saj! Në momentin kur pushteti dhe shteti bëhen një, kur të gjitha institucionet e vendit i binden vullnetit të Kryeministrit për të mbrojtur ministrin e tij, në një situatë tejet të rëndë, të kapur në faj e gënjeshtër, nuk mbetet asnjë rrugë tjetër pos protestës.

Koha që një protestë në Shqipëri të ketë sukses, ta mundë qeverinë në arrogancën e saj ia ka behur. Protesta duhet të gjenerojë minimalisht një tjetër ministër të Brendshëm. Kjo protestë duhet të jetë e pazakontë në qëndrueshmëri dhe paqësore e demokratike në mjete! Prej shtatorit e këndej, skandal pas skandali kanë rënë mbi qeverisjen. Rama duket si menaxher skandalesh dhe grupi i tij i agjit-propit, punonjës të kompanisë publicitare të Rilindjes.

Opozita dukej deri një javë më parë si dekor i gjithçkaje. Frika është se Lulzim Basha nuk shpie deri në fund asnjë aksion që nuk lidhet me interesat e tij të ngushta personale! I mbetet atij të përgënjeshtroje vetveten dhe të tjerët. Nëse do të tregojë për kauzat publike të njëjtin zell që ka shfaqur për privatizimin e partisë dhe mbushjen e saj me kuke e me deter, ku e ku do të kishte pasur më tepër sukses.

Por PD është në opozitë dhe problemet e saj të brendshme kurrsesi nuk mund të barazohen me ato që keqqeverisja e Edi Ramës dhe sidomos marrëdhëniet e ish-ministrave dhe ministrave të tij të Brendshëm me botën e krimit i shkaktojnë vendit. Basha dhe të vetët të paktën, mesa dimë deri tani, s’kanë lidhje me botën e krimit! Deputetët në Parlament, por edhe Basha jashtë tij, gjatë viteve 2015-2017, kanë bërë një betejë dinjitoze kundër këtij vesi të Rilindjes, duke i bërë një shërbim vendit me dekriminalizimin. Edi Rama, kur pritej ta shkarkonte ministrin e tij, ndonëse me shpirt nëpër dhëmbë, i hequr në fytyrë, nervoz në mimikë, u detyrua ta mbronte, ta sublimonte, ta shfaqte si model.

Një tjetër rekord theu ai. Cili Kryeministër i Europës demokratike mund të thotë, e çova privatisht unë në një institut, CD-në ku përgjohej vëllai i Xhafajt në biseda me temë trafikun e drogës, në të cilin përfshiheshin edhe shefa policie dhe më thanë se është i gënjeshtërt?! Allah, Allah, e padëgjuar. Halli qenkësh kaq i madh sa ia ka lëbyrur arsyen Kryeministrit tonë. Ndonëse njerëzit, me emër e mbiemër, me zë e figurë, thonë, po, aty jam unë duke biseduar, po, jam unë që e kam bërë përgjimin, Kryeministri thotë, montazh, shfaqje e SHQUP-it!

Madje, guxuan të kërcënojnë të gjithë ata që e mendojnë ndryshe, se Fatmir Xhafaj, tani e tutje, do na punojë qindin pasi “dorëzoi” vëllain e vet. Në fakt, njerëzit duhet të ruhen se mos ndokush u fut ndonjë qese droge në makinë dhe pastaj aty mbërrin menjëherë Policia për t’u thënë; hë, ja kush jeni ju që akuzuat Xhafajn. Gjithë sa po ndodh është përdhunim i etikës publike. E vërteta e thjeshtë, se si ndihet ai kur dy ministra të tij kryesorë akuzohen për lidhje me botën e krimit, përcjellë nga një gazetare e re dhe bëri Kryeministrin të ikte nga salla e konferencave, shfaq pamëshirshëm dekadencën e kësaj maxhorance dhe të shefit të saj!

Rama tall e përqesh Albert Veliun, “Babalen” tanimë të famshëm, i cili së paku nuk pati droje të rrëfejë “mbetqejfet” e tij, e mbi të gjitha, se kush është së bashku me miq. Po cili Kryeministër e bën këtë në një vend demokratik, të shndërrojë në karikaturë një qytetar sado të diskutueshëm në cenet e veta? Asnjë, për be! Këtë e bën veç i yni! Edi Rama po qëndron me purri (presh) në gojë, thonë në Shkodër! Nuk ka kuptim të mbash një ministër në këtë katandisje si të Xhafajt. Është dhunë ndaj shoqërisë, është dhunë ndaj imazhit të vendit. Turpi sfidon turpin.

Rama akuzon opozitën për të gjitha bëmat e veta. Po si mund ta ketë fajin denoncuesi e jo ai, që i kryen gjithë këto punë? Po, a ka faj opozita dhe Lulzim Basha se Saimir Tahiri është Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj është Fatmir Xhafaj, apo që Edi Rama i cili vazhdimisht thotë që nuk është si të tjerët, duke mbetur Edi Rama që vërtet nuk është si askush, duke na ftuar të mbulohemi me jorganin e gënjeshtrave! Ç’qenkësh ky pushtet në Shqipëri, për të cilin ia vleka poshtërimi i çdo standardi? Gjithë këto ditë po thonë që Fatmir Xhafajn po e mbështet Donald Lu!

Një zot e di të vërtetën. Por në rrafsh personal, me gjithë nderimin që kam për ambasadorin Lu, i cili i ka bërë shërbime të vyera vendit tonë përkundrejt një klase politike tejet larace e të papërgjegjshme e të korruptuar, një pyetje të gjatë e kam! Si ka mundësi që në këtë vend, ku sot 99% e popullsisë, por edhe e politikanëve, janë proamerikanë si asnjë vend tjetër në Europë, kjo edhe si mirënjohje shqiptare për gjithë sa Amerika ka bërë për kombin tonë, dora i shkon e zgjedh për të besuar një hetues të komunizmit për të udhëhequr Reformën në Drejtësi?

A nuk është njësoj sikur Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore të merrte ish-oficerët e Gestapos për të shkruar reformat dhe kushtetutën e tyre? Organet e diktaturës komuniste ishin gestapoja jonë! Ne të gjithë besojmë se Amerika e di që këtu me mijëra vetë janë burgosur se adhuronin Amerikën dhe demokracinë e saj! Qindra të tjerë janë pushkatuar edhe për këtë arsye, ndër ta, edhe dajat e mi.

Komunistët shqiptarë e urrenin Amerikën, i dashur ambasador, e urrenin me tërbim dhe ia dëshironin shkatërrimin si askush tjetër. A mendoni ju se një hetues në vitet ’80 mund të ishte proamerikan? Një sekretar i Rinisë Komuniste është proamerikan? Ndonjë nga të hetuarit prej tij, po. Por ai, jo, kurrsesi. Kjo është fyerje për kujtesën tonë të përgjakur dhe vetë konceptin e drejtësisë, por ju mund të keni arsyet tuaja madhore, që ne njerëzit e zakonshëm nuk i dimë. Si justifikohet një histori si kjo e Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij të dënuar, të fshehur drejtësisë për 6 vjet pas dënimit e tanimë në Itali për ta kryer atë?

E marr me mend se si komunistët, fëmijët dhe nipërit e tyre mund të më turren e të më quajnë antiamerikan si dikur të parët tanë si antisovjetik, po aq më bën, as ma ndien për ta. Një mik gazetar i njohur më pyeti nëse do të dal në protestë. Po, i thashë patjetër, është detyrë shoqërore. Po si? Ti, disa deputetë të Bashës i ke quajtur dordolecë? E vërtetë, por dordolecët shumë-shumë më bëjnë të qesh me zulmat dhe teatrin e tyre banal, ndërsa sjellje si kjo e kësaj maxhorance dhe kësisoj ministrash të Brendshëm ta dhunojnë, ta rrëmbejnë, ta vrasin atdheun, që secili prej nesh ka brenda vetes!

Tags: opozita
Previous Post

Horoskopi, 22 Maj 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

EMRI/ Kakavijë, kalon normalisht kontrollin në pikën shqiptare, grekët arrestojnë beratasin anëtari i ISIS

droni

droni

Next Post
Kakavijë, doganierët rrihen me njëri tjetrin

EMRI/ Kakavijë, kalon normalisht kontrollin në pikën shqiptare, grekët arrestojnë beratasin anëtari i ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.