• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha kujton 45 vjetorin e revoltës së Spacit:Ka ardhur koha të veprojmë si ata

droni by droni
21 May, 2018
in Kryesore, Opinion, Politika
0
VIDEO/ Basha: Raporti i DASH, SHBA konfirmoi shqetësimet e PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Basha kujton 45-vjetorin e revoltës së Spacit.Ai bën një paralelizem me situaten aktuale duke thënë se  “xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin”. Ai gjithashtu ka bërë thirrje  ” se nuk ka një ditë më domethënëse se 45 vjetori i revoltës së Spaçit per tu bashkuar të shtunën në protestën kombëtare të 26 Majit!”

POSTIMI I PLOTE I BASHES:

“45 vjet më parë, në burgun famëkeq të Spaçit, në kulmin e diktaturës komuniste, një grup shqiptarësh dhanë një provë madhështore të mbijetesës, qëndresës dhe shpresës. Atëherë kur retë e zezë të diktaturës kishte mbuluar Shqipërinë, e nuk kishte më shpresë e besim se një ditë do të kishte liri, burrat trima brenda burgut të Spaçit ngritën krye.

Me kurajo të paimagjinueshme, ata morën për dy ditë nën kontroll burgun, ata treguan se liria fitohet dhe mbahet vetëm me sakrificë.

45 vjet pas revoltës së Spaçit Shqipëria është në pikën më kritike të saj! Xhelatët e Spaçit dhe pasardhësit e tyre, qeverisin vendin bashkë me krimin dhe po ia vrasin pak nga pak çdo ditë lirinë dhe shpresën shqiptarëve.

Pasardhësit e krimit komunist në bashkëpunim ne krimin e organizuar dhunojnë lirinë e zgjedhjes, dhunojnë lirinë e pronës, vjedhin dhe shkatërrojnë çdo ditë shpresën që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në vendin e vet, dhe kështu po e izolojnë Shqipërinë duke na mbyllur derën e Perëndimit, dhe duke u kthyer në pengesën e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa!

Ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin, nëse do të lejojnë pasardhësit e xhelatëve të Spaçit të na sundojnë nën fasadën e demokracisë apo do të ngrihemi të gjithë bashkë për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin!

Partia Demokratike është gati ta udhëheqë dhe ta fitojë këtë betejë bashkë me shqiptarët që nuk duan ta lënë të ardhmen e fëmijëve të tyre në duart e krimit!

Së bashku e udhëhoqëm dhe e fituam betejën për të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vrasësit, trafikantët, përdhunuesit!

Së bashku ia dolëm të ndërgjegjësojmë SHBA dhe Bashkimin Europian se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria u kthye në vendin kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogës, se Ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës!

Tani shqiptarët dhe mbarë bota kanë parë se si Ministri aktual i Brendshëm me mbështetjen e Kryeministrit, mundësonte, mbronte dhe tani mbulon veprimtarinë kriminale të vëllait të tij, bos i trafikut të drogës në Vlorë.

Nuk ka një ditë më domethënëse se 45 vjetori i revoltës së Spaçit, për të ftuar çdo shqiptar që e do Shqipërinë të lirë nga diktatura e krimit,
që e do drejtësinë e vërtetë ku të gjithë janë të barabartë para ligjit,
që do ta çlirojë shpresën dhe ëndrrën për Shqipërinë Europiane nga qeveria më anti-europiane,
të bashkohemi të shtunën në protestën kombëtare të 26 Majit!

Është koha të mos e lëmë më fatin tonë në duart e krimit!

Nderim përjetë Heronjve Kryengritës të Revoltës së Spaçit!
Zoti bekoftë shpirtin e tyre dhe çdo shqiptar që ngrihet kundër së keqes!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Tags: BashaPostimspac
Previous Post

Nuk e grumbullon me ekipin përfaqësues për ne Botëror,futbollisti i madh jep dorëheqjen

Next Post

Fier/Qytetari i jep juristit së Hipotekës 300 mijë lekë rryshfet për certifikatën e pronës

droni

droni

Next Post
Fier/Qytetari i jep juristit së Hipotekës 300 mijë lekë rryshfet për certifikatën e pronës

Fier/Qytetari i jep juristit së Hipotekës 300 mijë lekë rryshfet për certifikatën e pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.