Shpërthen valvula e sigurisë së impiantit të gazit në një pikë karburanti në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër duke lënë të plagosur punonjësin e kësaj pike.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë mbushjes së një bombule gazi dhe se i lënduari ka marrë plagë në fytyrë.
Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe zjarrfikës.











