Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar “të identifikojë” Agjencinë që sipas tij, ka bërë në një kohë rekord ekspertizën e audio-përgjimit të Agron Xhafajt.
Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve, ai jo vetëm nuk ka treguar se kush është kjo agjenci, por nuk ju referua më asaj, ndërsa ripërsëriti bindjen e tij se e gjithë kjo është një sajesë e PD-së, për të penguar integrimin e vendit në BE.
Pas Samitit të Sofjes, Rama është në një konferencë me gazetarët e ka cilësuar maskaradë audio-përgjimin si dhe videon e publikuar nga PD ku fliste dëshmitari. DRONI.al












