Dje është ndarë nga jeta Fatmir Hoxha, ish-i përndjekur politik dhe Kryetar i Partisë të të Drejtave të Mohuara e Re.
Hoxha u nda nga jeta pas një sëmundje, ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur djali i tij me anë të një postimi.
Kjo humbje ka nxitur reagimin e Kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Hoxha do të mbahet mend si njeri energjik, i patrembur, antikonformist dhe pasionant i pandreqshëm në mbrojtje të bindjeve të tij.











