Një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Sipas informacionit të policisë 26 vjeçarja ka gëlltitur fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital, por pa mundur ta rikthejnë në jetë.
Sipas mjekeve 26-vjeçarja nga Ada e Frakullës,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksinë dhe me gjithë përpjekjet për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur.
Nuk dihen ende motivet e gëlltitjes së 26-vjeçares të helmit vdekjeprurës por mendohet se akti është ndërmarrë në kushte të depresionit.
Sipas policisë,”‘më datë 17. 05. 2018, në spital ka ardhur e shoqëruar nga familjarët e vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja B. T., vjeç 26, e cila ndërroi jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim”.












