Një shqiptar i arrestuar ka kërcënuar me armë në Gjykatën e Gytheio të Greqisë paditësit e tij.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari 41-vjeçar duke përfituar nga mungesa e vëmendjes, ka marrë armën e një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e ka kërcënuar të largohej.
41 vjeçari i është afruar personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai ka shkrepur pistoletën, e cila nuk ka punuar në ato momente.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë armën, e më pas e kanë arrestuar.
Emri i shqiptarit nuk dihet.
Mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë të paligjshme.











