Deputeti i PS i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, ka aksidentuar një kalimtar në afërsi të kthesës së Lapardhasë në Berat.
Lajmi bëhet i ditur nga të pranishëm në vendngjarje. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se Nasufi udhëtonte në drejtim të Beratit me makinën e tij, tip Benz, tej normave të shpejtësisë.
Shërbimi i ambulancës dhe forcat e policisë janë në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.












