Të gjitha ato biznese me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh do të paguajnë 10% më pak taksën e tatim fitimit në vitin 2019. Llogariten rreth 11 mijë biznese që do të përfitojnë nga kjo ulje e tatim fitimit, ndërkohë që aktualisht 5% taksë tatim fitim paguajnë vetëm ato biznese që kanë një xhiro vjetore prej 8 milion lekë.
Gjatë prezantimit të disa nga ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm ministri paralajmëroi se ulje të taksës do të ketë edhe bizneset që investojnë në agroturizëm.












