Pas zhvillimeve të fundit të ditës, fjalës së Ramës në grupin parlamentar të PS, vetëdorëzimit të Agron Xhafajt dhe protestës së opozitës në Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me vartësin e tij, Fatmir Xhafaj.
Takimi mësohet se ka zgjatur 45 minuta, teksa nuk dihet ende zyrtarisht tema e bisedës.
Në mbledhjen e grupit Rama tha se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë, teksa e quajti çështjen e vëllait të tij si një mashtrim me synim destabilizimin.












