• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/Burri me vdiq pasi qiraxhiu me zaptoi dyqanin

droni by droni
16 May, 2018
in Kronika, speciale
0
HISTORIA/Burri me vdiq pasi qiraxhiu me zaptoi dyqanin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Antoneta Kaiku tregoi në emisionin “Stop” sesi i është zaptuar prej vitesh prona nga qiramarrësi. Më datë 23.01.2003, kancelaria iu dha me qira Fatmir Istrefajt, duke lidhur edhe një kontratë 5-vjeçare. Pas përfundimit të afatit, ky i fundit kërkoi rinovimin e kontratës, por qiradhënësi Fatmir Kaiku nuk pranoi. Ndaj dhe Istrefaj vendosi të mos e lirojë pronën e marrë me qira.

“Iu drejtova emisionit “Stop” për një vendim gjykate për “lirim dhe dorëzim sendi” për dyqanin tim. Kam lidhur një kontratë qiraje me afat 5-vjeçar. Ia kam dorëzuar dyqanin dhe ia kam lënë me gjithë mallin tim, 78 milionë lekë mall. Në vitin 2012 bëmë mbylljen e kontratës, por prapë nuk ma liroi dyqanin dhe u detyrova t’i drejtohem gjykatës”, u shpreh denoncuesja.

Në këtë moment nisi kalvari gjyqësor i familjes Kaiku. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e pranoi kërkesë-padinë e tyre dhe vendosi që Fatmir Istrefaj të lironte dhe dorëzonte ambientin e marrë me qira. Pala e paditur e ankimoi këtë vendim në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Çështja u ankimua nga Fatmir Istrefaj në të gjitha shkallët e gjykatave, por në fuqi u la i njëjti vendim.

“Gjatë kësaj kohe zonja Teuta Hoxha, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë bën pezullimin e urdhrit të ekzekutimit, pasi kjo ishte shqyrtuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është jashtë çdo rregulli! Fitojmë gjyqin, merr formë të prerë Gjykata e Shkallës së Parë e pezullimit dhe del me pushimin e gjykimit të zonjës Teuta për përmbaruesin. Sot e kësaj dite akoma ma mban zotëria pronën në mënyrë të padrejtë dhe më thotë që nuk del nga dyqani se kjo është prona e tij”, tha e shqetësuar pronarja e dyqanit.

Ajo tregoi se e gjithë ngatërresa ka ndodhur me numrat e pasurisë në Hipotekë, pasi më parë pasuria numër 7/104 ka qenë pjesë e oborrit ndërmjet dy pronave, ndërsa në 2014 është zhvendosur në kufirin jugor.

“Kufiri jugor nuk ka qenë asnjëherë me pasuri 7/104 në atë periudhë, është vënë tani pas vitit 2012, kur ka hyrë  prona në sistem. E kam kërkuar kush është dhe më kanë thënë që është tokë-shtet. Si ka mundësi? Pse ma ka marrë mua shteti?”, shtoi e shqetësuar Antoneta.

Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, prona e tyre ishte e përbërë nga 48 metra katrorë banesë dhe 128 metra katrorë oborr, duke patur në kufi pronën e të atit të bashkëshortit, Qemal Kaikut. Por sot ky kufi jugor, që është prona e vjehrrit të saj, është pasuria me numër 7/104.

Fatmir Istrefaj pretendon se e ka liruar dyqanin e marrë me qira nga familja Kaiku, pasi në ZVRPP rezulton pasuria numër 773 dhe jo 7/104 siç ka qenë në kontratën e qirasë.

“Po ju theksoj që ajo kancelari ka që në vitin 1997 e deri më sot pa ndryshuar destinacion asnjëherë! Në vitin 2015 ma çon pronën për legalizim me një kërkesë: Nuk njoh kush është pronari, por është ndërtim pa leje dhe është pronë – shtet”, u shpreh denocuesja.

Antoneta Kaiku tregoi se i është drejtuar kreut të ALUIZNI-t, Artan Lames, për t’i shpjeguar të gjithë çështjen. Ai i dërgoi një shkresë Drejtorisë së ALUIZNI-t numër 1 në Tiranë, nëpërmjet të cilës kërkoi trajtim dhe informim, pasi për kërë objekt ka një vendim gjyqësor për “lirim dhe dorëzim të ambjentit të marrë me qira”, si dhe ekziston një marrëdhënie kontraktuale midis palëve.

“Bëhet fjalë për një kancelari, që nuk e ka dorëzuar kurrë! Ka qenë rruga e Dibrës numër 213, që është dhe sot. Këtë mund ta verifikoni edhe te tatimet edhe te bashkia. Unë për këtë ndërtesë paguaj taksë që prej vitit 1997 dhe zotëria ma mban pa të drejtë!”, tha e agravuar denoncuesja.

Avokati i saj, Virtyt Sokoli u shpreh se Fatmir Istrefaj po shfrytëzon prej 6 vitesh pronën e dikujt tjetër për të bërë biznes, duke e futur në qorsokak procesin me një numër pasurie, ndërkohë që gjykata ka dhënë vendim të formës së prerë.

“Për këtë pronë, para 2 viteve, humba dhe tim shoq nga një atak kardiak, pas shqetësimeve të njëpasnjëshme që i ka dhënë zoti Fatmir Istrefaj. Përveç stresit psikologjik, përveç rrënimit ekonomik, ka përdorur edhe dhunë fizike karshi meje, për të cilën kam bërë edhe kallëzim penal dhe kam marrë një raport mjeko-ligjor me 9 ditë paaftësi për punë”, rrëfeu Antoneta Kakiu.

Këtë dhunë e pohoi edhe një dëshmitar, i cili u shpreh: “Kam parë një skenë shumë të dhimbshme dhe më erdhi shumë keq se e njoh. Një dhunë e paparë! U thyen xhamat e studios!”

Përmbaruesi privat, Florian Beqiraj po ashtu tha se është hasur me akte dhune nga Fatmir Istrefaj kur ka shkuar për ta njoftuar për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

“Ka marrë procesverbalin përmbarimor dhe e ka grisur. Kam njoftuar policinë dhe më pas na kanë shoqëruar të gjithë në komisariatin numër 3. Kam kryer kallëzim penal ndaj këtij shtetasi dhe ai ka kryer kallëzim penal ndaj meje. Të dyja këto kallëzime janë pushuar nga Prokuroria e Tiranës me justifikimin “nuk përbën çështje penale”. Kancelaria e tij është afër Prokurorisë së Përgjithshme dhe e dimë që ky ka një lloj influence aty, shkëmbejnë favore me njëri-tjetrin”, tregoi përmbaruesi.

Ai madje shtoi se nga Ministria e Drejtësisë asokohe i është kërkuar ta manipulojë këtë çështje në favor të palës kreditore.

“Në prokurori sa e hap çështjen për pronën, nuk përbën kallëzim penal. Ushtron dhunë fizike karshi meje, mbyllet çështja. Po kush na qenka ky njeri?!”, tha e habitur denoncuesja.

Ndërsa përmbaruesi Beqiraj rrëfeu se pas insistimit të tij për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, humbi licencën.

“Është një nga çështjet që ministria ka dalë mbi gjykatën. Në një moment që unë kisha një çështje civile për kundërshtim të veprimeve përmbarimore me shtetasin Fatmir Istrefaj, Ministria e Drejtësisë ngrihet dhe hap një procedim disiplinor ndaj meje”, rrëfeu Florian Beqiraj. Ai gjithashtu theksoi se sipas nenit numër 32 të Kodit të Procedurave Administrative, asnjë institucion shtetëror nuk del mbi gjykatën dhe të gjykojë mbi gjykatën një veprim përmbarimor të caktuar.

“Megjithatë ata e shkelën ligjin. Ua bëra me dijeni që jam në gjyq dhe kur të mbaronte gjyqi, nëse do ta humbisja, atëherë të vepronin. Ata e morën menjëherë masën disiplinore dhe për këtë çështje jemi prapë në proces gjyqësor me Ministrinë e Drejtësisë. Unë kam kërkuar rimarrjen e licencës dhe anulimin e aktit të ministrit të asaj kohe të LSI-së, Ylli Manjanit”,  shtoi ai.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua kancelarisë së familjes Kaiku për t’u përballur me zaptuesin e tij.

Gazetarja – Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që t’i kthesh pronën, pastaj ka vazhduar në Apel, ka vazhduar në Gjykatën e Lartë sepse juve vazhdimisht e keni ankimuar. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi Shkallën e Apelit. Pyetja ime: Si ka mundësi që ju vazhdoni domethënë ta mbani këtë dyqan?

Qiramarrësi – Çfarë problem ka?

Gazetarja – Si çfarë problem ka? Po duhet t’ia kthesh pronarit sepse e ka ai, do ta punojë ai!

Qiramarrësi – E ka marrë, bile e ka dhënë edhe me qira!

Qiradhënësja – Si e kam marrë mo? Kë dyqan kam dhënë me qira, a je ti këtu?

Qiramarrësi – Ore, se ku jam unë, ty s’të duhet gjë!

Gazetarja – Po flasim për këtë dyqanin?

Qiramarrësi – Po jo, moj…

Gazetarja – Po pse, për kë dyqan po flasim?

Qiramarrësi – Për atë që më ka dhënë ajo me qira, pra.

Gazetarja – Ku e ke gjet këtë këtu ti? Kujt ia ke marrë me qira?

Qiramarrësi – Po ç’të duhet ty ku e kam gjet, moj!

Gazetarja – I kujt është ky dyqani, sipas jush?

Qiramarrësi – Ky është i imi, zonjë!

Gazetarja – Ke ndonjë dokument për këtë dyqanin?

Qiramarrësi – Jam në proces legalizimi, zonjë!

Qiradhënësja – Po si e legalizon pronën time ti, ore?

Gazetarja – M’u justifikove që unë me këtë vendim gjykate i kam lëshuar atë pjesën atje.

Qiramarrësi – Po!

Gazetarja – Këtu kam edhe një akt-ekspertimi, pasuria që ne po bëjmë fjalë është kjo këtu.

Qiramarrësi – Po i kujt është ai akt-ekspertimi?

Gazetarja – Josif Bardhoshi.

Qiramarrësi – Po unë e kam kallëzuar në prokurori Josif Bardhoshin për falsifikim sepse s’është ashtu siç thotë ai.

Gazetarja – Kam hartën origjinale të pasurisë; pasuria 7/104, mua më rezulton tek kjo pjesa këtu. Më trego proces-verbalin që e ke liruar sepse më tha: Odetë, unë kam liruar atë atje! Përmbaruesi, a e ka bërë proces-verbalin?

Qiramarrësi – Nuk pranon…

Gazetarja – Kush nuk pranon?

Qiramarrësi – Kjo, Antoneta Kaiku të firmosë procesverbalin edhe pikërisht për këtë kemi shkuar në gjyq.

Gazetarja – Se taksat e kësaj, i paguan zonja Antoneta…

Qiramarrësi – Po le t’i paguajë moj, se më shkon për shtat mua!

Gazetarja – Si shteti taksat ia merrka, kurse për t’ia njohur nuk ia njihka?

Qiramarrësi – Më shkon për shtat mua. Ajo do me pagu, le të paguajë!

Të gjithë banorët e zonës pohuan që kjo pronë është e familjes Kaiku dhe jo e Fatmir Istrefajt dhe se Kancelaria ka patur gjithmonë të një njëjtën vendndodhje.

Antoneta Kaiku iu drejtua Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë për të bërë një kërkesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Tanimë ajo çka ngelet është pritja për shqyrtimin e çështjes…/tvklan.al

Tags: qiraxhiu
Previous Post

Horoskopi, 17 Maj 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

FIKS FARE/Skandali në Tiranë, nxënës të shkollave 9-vjecare konsumojnë nargjile në lokale

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.