Kreu u grupit parlamentar te PD Edmond Spaho ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama sot ne mbremje pas deklarates se ketij te fundit fill pas kthimit nga Franca.
Drklarara e Edmond Spahos:
Edi Rama në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminuar paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar!
Edi Rama është ai që emëron Ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombëtar të drogës! Ne jemi ata qe e zbulojnë këtë të vërtetë!
Ne nuk jemi njesoj! Ne anëtarësuam vendin në NATO dhe hoqëm vizat! Edi Rama, me bashkëqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian të vendit.











