Sot, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy persona L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët, ndërsa dera e jashtme është dëmtuar.
Personat e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.













