Eugent Bushpepa ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të festivalit Europian.
Eugenti u rendit i 11-ti në finalen e madhe të Eurovizionit me këngën “Mall”.
Postimi i Eugent Bushpepes:
‘Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe!’ ka shkruar Eugenti në postimin e tij.
Eugenti arriti te ngrejë në peshë zemrat e shqiptarëve me performancën e bërë në Eurovision.











