Milani ka barazuar 1-1 me Atalantën dhe kualifikimin direkt në fazën e grupeve në Europa League duhet ta kërkojë tani në sfidën e fundit kundër Fiorentinës.
Investoi shumë gjatë verës së 2017-ës, por Milani edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League, teksa ende nuk e ka siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve, pasi barazoi 1-1 me rivalin direkt, Atalantën
Milani ka një pikë më shumë se Atalanta (61 me 60) dhe tani do të kërkojë kualifikimin direkt në fazën e grupeve në javën e fundit në “San Siro” kundër Fiorentinës.
https://www.youtube.com/watch?v=ohD5FOwiLdQ











